Makina elektrike që është zbuluar gjatë vitit të kaluar në Frankfurt Motor Show, duket se ka qenë shumë e suksesshme dhe i ka sjell përfitime prodhuesit gjerman.
Për këtë arsye, Porsche po konsideron të prodhojë edhe disa vetura të tjera, të bazuara pikërisht në Mission E, transmeton Telegrafi.
Nuk bëhet e ditur se cilat modele do të pësojnë modifikime, por mësohet se lëvizja me energji elektrike do të jetë kryefjalë e këtyre veturave.
Fuqia dhe luksi i lartë, e posaçërisht aerodinamika do të trashëgohen në automobilat e rinj, që do të jenë konkurrentë të fortë në tregun e makinave më rrymë. /Telegrafi/