Prodhuesi gjerman prezantoi modelin Porsche 911 Turbo S Exclusive Series, i cili është 911 Turbo S më i fuqishëm deri më tash, transmeton KosovaPress.
Edicioni special i njëri nga modelet nga maja e ofertës së Porsche dallon në shikim të parë nga 911 Turbo S i rregullt për nga ngjyra ekskluzive e artë-e verdhë e jashtme dhe pamjes sportive në tavan.
Vetura ka motor prej 3.8 litrash me gjashtë cilindra, i cili prodhon gjithsej 607 kuaj fuqi, ndërsa nga 0 deri 100 km në orë i kalon për 2,9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 330 km në orë.
Për sigurinë e ndaljes përkujdesen frenat prej qeramikës, ndërsa kjo Porsche është e pajisur edhe me sistemin e menaxhimit në katër rrota, si dhe sistemin Porsche Dynamic Chassis Control.
Në listën e pajisjeve të Porsche 911 Turbo S Exclusive Series po ashtu hyn edhe pakoja Sport Chrono, si dhe sistemi Porsche Active Suspension Management.
Gjithsej modeli është prodhuar në 500 njësi dhe çmimi i tij ende nuk është bërë i ditur.