Prodhuesi gjerman ka bërë të ditur para pak kohe, se si do të duket Panamera 4E – hibridi luksoz dhe i shpejtë, por që nuk dihet se kur do të del në shitje.
Prezantimi tij në Paris Motor Show i ka lënë të befasuar entuziastë, transmeton Telegrafi.
Kjo Porsche me katër dyer, me gjatësi të konsiderueshme dhe me shumë gjerësi, ka linja të ngjashme me ato të modeleve paraprake.
Ajo që e dallon më së shumti, është kapaku shumë i fryrë, ndërsa nuk dihen specifikat e motorit që do t’i ketë, pos që do të jetë me djegie dhe energji elektrike.
Enterieri i bardhë përbëhet nga druri dhe lëkura e prerë me kujdes.
Të gjitha elementet në të janë pasqyrë e luksit të kësaj veture. /Telegrafi/