Telegrafi

Porsche Maqedoni hap rrugën për lëvizjen elektrike – Instalohen karikuesit e parë më të fuqishëm Turbo DC për automjete elektrike

Porsche Maqedoni e zgjeron infrastrukturën për mbushjen e makinave elektrike dhe hibride me dy karikues Turbo me kapacitet dhe shpejtësi të lartë të mbushjes.

Në Porsche Maqedoni aktivisht funksionojnë gjashtë stacione për mbushje të makinave elektrike dhe hibride, prej të cilave 2 janë karikuesit (mbushësit) e rinj Turbo DC, me kapacitet prej 320 kW, 3 karikues me fuqi prej 11kW dhe një mbushës me fuqi prej 7.2 kW. Kjo do të thotë se për momentin kompania e ka parkun më të fuqishëm për mbushje të makinave elektrike dhe hibride në shtet.

Karakteristika kryesore e karikuesit të ri Turbo DC, është në shpejtësinë e mbushjes. Sipas specifikimit, mund ta mbushin baterinë e modelit më të fuqishëm të Porsche, modelit Taycan, nga 20% deri 80% për vetëm 19 minuta.

“Ofensiva modele e makinave elektrike dhe hibride të Grupacionit Voklswagen kërkon të bëhen investime serioze në zhvillimin e infrastrukturës. Për momentin aktiv janë 6 stacione për mbushje, por deri në fund të verës pritet të instalojmë edhe 10 stacione për mbushje, me çka kapaciteti i përgjithshëm i karikuesve në kuadër të kompanisë do të jetë 1 megavat. Investimi është me vlerë prej 500 mijë eurove”, deklaroi dr. Zllatko Mucunski, drejtor gjeneral i Porsche Maqedoni.

Në kuadër të ofertës për makina elektrike dhe hibride, kompania tashmë ofron modelet Porsche Cayenne e-hybrid, Panamera e-hybrid, Porsche Taycan, Volkswagen e-up, Volkswagen Passat GTE dhe Volkswagen ID.3.

Ofanziva e modeleve do të përforcohet gjatë këtij viti, në të cilin Porsche Maqedoni planifikon fillimin e shitjeve të disa modeleve elektrike, si: makinën botërore të vitit Volkswagen ID.4, Porsche Taycan Corss Turismo, SKODA Enyaq, Audi e-tron dhe numër të madh të makinave hibride, bazuar në modelet ekzistuese që janë pjesë e ofertës së kompanisë.

Porsche Maqedoni e hap rrugën për lëvizje elektrike. Dëshmi për këtë, nuk janë vetëm karikuesit e shpejtë në kompani. Periudhën e kaluar, si pjesë e projektit Porsche Destination Charging u instaluan karikues në pikat kryesore në të gjithë shtetin: në kryeqytet në hotelin Bushi, TCC Grand Plaza dhe Panoramika, por edhe në disa qytete tjera: Hotel Unique në Ohër, Hotel Moderna në Demir Kapi dhe Casino Hotel Flamingo në Gjevgjeli, në të cilat klientët që kanë makina hibride ose elektrike mund t’i mbushin makinat e tyre.

Makinat elektrike janë e ardhmja e lëvizjes dhe për këtë duhet të punohet aktivisht në ndërtimin e infrastrukturës, në mënyrë që makinat me motorë me djegie të brendshme, të zëvendësohen me makina që nuk ndikojnë keq në ambientin jetësor.

*Artikull i sponsorizuar