Telegrafi

Porsche hap përfaqësinë e saj, planifikon shitjen e 600 automjeteve

Alex Vaszi, nga “Porsche Austria”, tha se Republika e Austrisë e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe për këtë arsye mundësitë për investime në Kosovë pritet të rriten.”Porshe Austria do të ndihmoj edhe kompanitë tjera që janë të autorizuar nga për shitjen e këtyre veturave në disa qendra të Kosovës.

Zlatko Mucunski, nga kjo kompani tha se detyrë fillestare do të jetë aplikimi i standardeve më të larta, në mënyrë që të forcohet besimi i klientëve dhe kujdesi ndaj tyre. Sipas tij ata përfaqësojnë zyrtarisht ‘Volksëagen’, ‘Audi’, ‘Seat’, dhe automobilat komercial ‘Volkswagen’.

“Plani ynë përfshin shitjen e afër 600 automobilave deri në fund të këtij viti”.
Ndërkaq në anën tjetër, udhëheqës i Zyrës së “Porsche Kosova” në Prishtinë tha se
“Porsche Austria” me seli në Salzburg të Austrisë, është edhe aksionari më i madh në koncernin “Volkswagen AG”, si dhe ka pjesëmarrje në fabrikat e “MAN-it” dhe “Scania-s”. /Telegrafi/