Site icon Telegrafi

Porsche duhet të ketë frika nga Mercedes-AMG GT S (Video)

Prodhuesi i makinave Porsche që së fundmi e ka lansuar modelin 911, është duke mbledhur sukseset e një pune të gjatë dhe të mundimshme.

Por, Porsche që njëherësh konsiderohet markë e mahnitshme, e ka një konkurrencë të madhe pasi super-makina e fundit nga Mercedes-AMG, është sfiduesi që pritet t’ia zë vendin.

Në makinën GT S, që pritet të lansohet në fund të vitit, është vënë motori 4.0-litra turbo-dyshe që ka 503-kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.

Por, ky automobil sportiv me dy dyer, ka linja shumë të veçanta, një aerodinamikë të madhe dhe një luks të pakrahasueshëm në interier.

Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihni nga afër secilën pjesë të veturës, si dhe mundësitë që ofron. /Telegrafi/

Exit mobile version