Një veturë Porsche 918 Spyder është shitur në ankand me një çmim rekord.
Ankandi është mbajtur disa ditë më parë, kurse për Porsche 918 Spyder kanë ardhur 37 kërkesa, e më e mira ishte ajo që kapte vlerën e 1.405.000 dollarë, transmeton Telegrafi.
Vetura është prodhuar në vitin 2015 dhe ka ngjyrë metalike hiri dhe është e pajisur me mjete shtesë që kapin vlerën e 84.000 dollarëve.
Ka të përshkuara mbi 8.000 kilometra, e në të njëjtin ankand është shitur edhe një Ferrari 488 GTB prodhim i vitit 2016, për të cilin u ofruan 164.700 dollarë nga një biznesmen.
Ndërkaq për një McLaren Mp4-12C Spider i prodhuar në vitin 2012 janë dhënë 105.683 dollarë. Më herët këtë vit, një Porsche Carrera GT është shitur për 1.071.700 dollarë. /Telegrafi/