Gjatë muajit të ardhshëm del ankand në Itali një Porsche 911 R që pritet të shitet për më shumë se një milion euro.
Vetura e lansuar gjatë vitit të kaluar, është njëra nga 991 njësitë që më nuk do të hyjnë në prodhim.
Të gjitha makinat e serisë janë blerë dhe asnjëri nga pronarët nuk do t’i shesë, pos këtij rasti ku blerës është një koleksionues i modeleve të Porsche.
Madje, ka më pak se njëmijë kilometra të kaluara, ndërsa është shumë i mbajtur, duke u konsideruar si të jetë i pa përdorur.
Meqenëse do të ketë shumë kandidatë të interesuar, pritet që çmimi të jetë edhe më i lartë. /Telegrafi/