Modeli 911 nga Porsche, që është një super-makinë shumë e kërkuar, kompania Techart ia ka bërë disa modifikime, për t’i ndryshuar pamjen dhe qëndrueshmërinë.
Sikur të mos mjaftonte dukja e mahnitshme që kishte, tani i është hequr tavani, për ta bërë më të hapur dhe që ofron një eksperiencë tjetër, transmeton Telegrafi.
Madje, nën kapak tashmë ka 720 kuajfuqi në total, derisa me heqjen e pjesës së sipërme i janë larguar edhe 321 kilogramë.
Në këtë mënyrë, shpejtësia është rritur duke bërë që nga zero deri në 100 kilometra në orë, të arrijë për 2.7-sekonda.
Në fotografitë e mëposhtme, mund ta shihni Porsche 911 të cilit i është ndryshuar edhe ngjyra, duke e bërë shumë më të ndryshëm se origjinali. /Telegrafi/