Djaloshi i njohur vetëm si Aidin, që është gjetur i rrahur dhe i varrosur në një varr të thellë 20 centimetra, në periferi të Khon Kaen në Tajlandë, tani do të adoptohet nga një familje në Zvicër.
Kachit Krongyut ka qenë duke i kthyer dhentë në shtëpi, kur e ka dëgjuar fëmijën duke qarë dhe ia ka parë njërën këmbë jashtë, transmeton Telegrafi.
Ajo e ka nxjerrë menjëherë, e ka marrë në krahë dhe ka vrapuar për në rrugë të kërkoi ndihmë.
Fëmija i lënduar dhe i dehidruar, është dërguar në spital ku i është dhënë ndihma e shpejtë dhe ushqimi.
Për shtatë muaj, Aidini ka qenë nën mbikëqyrjen e kujdestarëve të jetimores, por tani ai ka gjetur familje dhe shtëpi.
Atë do ta adoptojë një familje që jeton në Zvicër, që mbetet e paemëruar.
“Jam e pikëlluar që më nuk do ta shohë Aidin, por shumë e lumtur që ai tani ka ngrohtësi familjare. Jam lidhur emocionalisht me të, sepse po të mos isha unë, ai nuk do të ishte i gjallë” ka thënë Krongyut, që e vizitonte shpesh djaloshin. /Telegrafi/