Telegrafi

Porositi ushqim vegan në aeroplan, ja sollën një banane dhe 2 shkopinj

Një pasagjer në bordin e një fluturimi të Japan Airlines tha se atij i ishte shërbyer një banane dhe dy shkopinj si pjesë e menysë të ushqimit vegan.

Kris Chari për Insider tregoi se ai e kishte blerë biletën “business class” për fluturimin e të martës së kaluar nga Jakarta e Indonezisë për në Tokio të Japonisë, ndërsa fluturimi ishte paraparë që të zgjaste për më shumë se 7 orë.

Kishte dy shërbime ushqimi gjatë fluturimit – shërbimi i parë ishte një ushqim i lehtë dhe pije freskuese të shërbyer pas ngritjes dhe e dyta ishte dreka, tha një zëdhënës i Japan Airlines për Insider.

Opsioni i ushqimit për pasagjerët jo-veganë përbëhej nga ton i pjekur me një sallatë patëllxhani të stilit maroken, djathë me salcë portokalli dhe një baguette, kjo sipas menysë së linjës ajrore dhe përvojës së Charit, transmeton Telegrafi.

Chari i tha Insider-it se priste të merrte ekuivalentin e pjatave që u shërbeheshin pasagjerëve jo-veganë si meze të lehtë, si një sanduiç, sallatë, djathë vegan ose një baguette.

“Në vend të kësaj, më kanë shërbyer një banane të vetme”, tha ai.

Chari dërgoi verifikimin tek Insider duke konfirmuar se ishte në fluturim.

Stjuardesa i tha Charit përpara se avioni të nisej se banania ishte një vakt ushqimor.

Dhe ai deklaroi se ishte “mjaft i tronditur”.

“Është pak fyese të të serviret një banane e vetme, ndërsa të tjerëve u jepet një meny shumë më thelbësore dhe më me shije”, tha ai.

Një zëdhënës i Japan Airlines për Insider deklaroi: “Kërkojmë falje që nuk jemi në gjendje të përmbushim pritjet e udhëtarëve”. /Telegrafi/