Telegrafi

Porositi ushqim, tronditet kur kupton çfarë bëri transportuesi me të (Video, +16)

Klienti i paemëruar nga Kina, që porositi ushqim të shpejtë nga një kompani e njohur, është tronditur kur ka parë veprimet e transportuesit.

Ky i fundit e ka hapur paketimin dhe pasi ka ngrënë një pjesë të ushqimit, ka pështyrë brenda, për ta mbyllur sërish para se ta dorëzonte, transmeton Telegrafi.

“Vendosi sërish të njëjtit shkopinj, që i shfrytëzoi me duar të papastra. Ky është veprim i patolerueshëm”, ka thënë klienti lidhur me rastin.

Shikuesit e pamjeve të pështira, kanë thënë se vështirë do të porosisin më ushqim, nga frika se mund t’ju ndodhë e njëjta. /Telegrafi/