Telegrafi

Porositi tortë që duket si emoji me biceps të forcuar, i sollën një produkt të shëmtuar (Foto)

Sharon Bijin nga Newcastle e Anglisë, kishte porositur një tortë për ditëlindjen e të dashurit, që ngjanë me emojin sikur bicepsi i forcuar dhe i fryrë.

Pasi pagoi 60 euro përmes bankës, asaj i sollën tortën e shëmtuar dhe neveritëse, të cilën nuk mund t’ia dhuronte partnerit, transmeton Telegrafi.

Torta si duhej të ishte dhe tjetra që ia sollën

“Provova të kontaktoja dhe të ankohesha për tortën, por llogaria ishte mbyllur dhe nuk mund t’i gjeja më”, ka shkruar Bijin.

Me anë të këtë rast, po kërkohet të mos bëhen blerje përmes internetit në llogari të paautorizuara. /Telegrafi/