Site icon Telegrafi

Porositi parukë me të cilën do dukej se i ka flokët e thinjura, i arriti një e shëmtuar (Foto)

Dorcey Hemming nga Londra, kishte porositur përmes internetit një paruke me të cilën do dukej sikur i ka flokët e thinjura.

Adoleshentja 19-vjeçare mbeti e zhgënjyer, kur në shtëpi i arriti një e shëmtuar, me fije të gjata dhe të deformuara, transmeton Telegrafi.

“Duhet të bënin një krahasim me realitetin, kjo nuk është çfarë porosita”, ka thënë Hemming, në kritikat për kompaninë në të cilën e bleu parukën për 15 euro.

Me këtë rast, ajo mbeti pa marrë pjesë në një festë me shoqe, ku secila do vinin me paruka të ngjyrave të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version