Telegrafi

Porositi pantallona përmes internetit, befasohet kur i arritën në madhësi enorme (Foto)

Bethany McNamara nga Mançester i Anglisë, kishte porositur përmes internetit një palë pantallona, të cilat do t’i vishte kur të dilte në mbrëmje.

Por, 18-vjeçarja është befasuar, kur ka parë se këto veshje i arrijnë deri te fyti, megjithëse ajo nuk është aq e shkurtër, transmeton Telegrafi.

Pantallonat me përmasa shumë të mëdha

“Menduan se i kam këmbët e Kendall Janner”, ka shkruar ajo në fotografinë e postuar në rrjetin social.

Miqtë e saj janë mahitur me rastin, ndërsa i kanë sugjeruar që të ankohet për të kthyer prapa këto veshje me përmasa gjigante. /Telegrafi/