Një burrë që e rezervoi një taksi për ta çuar atë në shtëpi nga aeroporti i Bangalorit përfundoi duke e ngarë veturën, pasi vuri re se shoferi ishte i dehur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Surya Oruganti mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Bengaluru në Indi dhe priti që shoferi i tij të arrinte për ta dërguar atë në shtëpi. Por shumë shpejt ai kuptoi diçka rreth shoferit.
Ai nuk ishte shoferi që aplikacioni Uber kishte kërkuar, por ai vendosi të shkonte me të gjithsesi, ndërsa makina ishte e njëjtë.
Megjithatë, pasi filloi të ngiste makinën, Surya vuri re se shoferi ishte i dehur.
I shqetësuar për sigurinë e tij, ai vendosi të ndalë makinën dhe të zë vendin e shoferit për pjesën tjetër të udhëtimit në shtëpi.
Duke ndarë një fotografi të shoferit të dehur në ulësen e pasagjerëve, ai tha: “Udhëtimi prapa nga aeroporti i Bangalorit nuk ishte aspak çfarë e prisja. Shoferi ishte i dehur dhe i përgjumur. Unë kam vozitur gjithë rrugën për në shtëpi”.
Ai gjithashtu ndau edhe videot e shoferit duke thënë se ai ishte ‘i dehur aq sa nuk e dinte që po regjistrohej’. /Telegrafi/
@Uber_India, the ride back from Bangalore airport was not quite what I expected. The driver was drunk and drowsy. I had to pull the car over to the side and I drove all the way home. Pic with the driver in the rider seat passed out.
You need to fix this @Uber , @Uber_Support pic.twitter.com/G7LB0caeTM— Surya Oruganti (@suryaoruganti) September 9, 2018