Infermierja Christine Evans kishte porositur në ueb-faqen “Nordstrom” një palë xhinse të markës “Not Your Daughters Jeans”, por edhe pse dukeshin të përkryera, brenda xhepit të tyre e priste pronaren një befasi.
Ajo xhepi brenda xhepit të xhinseve që i kishte paguar 100 euro, një palë brekë të femrave që ishin të përdorura, transmeton Telegrafi.
Ajo menjëherë e raportoi rastin tek kompania ku e kishte bërë porosinë, por ata kurrë nuk i kishin kthyer përgjigje. Në fund vendosi të shkruaj në Twitter se çfarë i kishte ndodhur.
“Pas shumë viteve besnikëri ndaj kompanisë tuaj, jam shokuar me neglizhencën e kompanisë tuaj, kur në xhinset që i porosita nga ju “Not Your Daughter Jeans” gjeta një palë brekë të palara të femrave në xhep. I kam telefonuar kompanisë për sqarim, por nuk më ka kthyer përgjigje”, ka shkruar ajo në Tëitter.
Ajo ka shtuar se infermiere, e kishte brengosur më shumë rreziku nga brekët e palara që mund të paraqesin.
@Nordstrom After, many years of loyalty to your company, I was appalled at the lack of customer service you gave me when i (continued..) pic.twitter.com/Z7qJar6h5c
— Christine Evans (@camnyc1) January 10, 2018
Dhe pasi që historia e saj u bë publike, “Nordstrom” i ka kërkuar falje duke i ofruar mundësinë që t’i ndërroj me një palë xhinse tjera, dhe se i kanë bërë më dije se janë duke hetuar rastin.
Megjithatë, Christine tash e shumë vite kishte porositur rregullisht rroba në “Nordstrom”, dhe asnjëherë më parë nuk kishte pasur një problem të tillë. /Telegrafi/