Telegrafi

Porositi mish pule të fërguar, por gruaja në Filipine befasohet kur në porosi gjen një peshqir të ‘skuqur’

Një grua ka treguar se si asaj iu është shërbyer një peshqir i “fërguar” në vend të një ‘schnitzel’ pule.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, gruaja ishte e gatshme t’ia shërbente djalit të saj ushqimin e porositur, por kur u përpoq ta kafshonte atë, ajo e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull.

“E porosita pulën për djalin tim, derisa isha duke u përpjekur t’ia jepja, e pata shumë të vështirë ta prisja. U përpoqa ta hapja me duart e mia dhe për habinë time pashë një peshqir”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

“Kjo është me të vërtetë shqetësuese. Si mund ta merrni peshqirin e ta skuqni atë”, deklaroi ajo.

Incidenti ndodhi në një restorant në Filipine, derisa ndërmarrja e përfshirë u mbyll për tre ditë si një përgjigje ndaj incidentit. /Telegrafi/