Një grua ka treguar se si asaj iu është shërbyer një peshqir i “fërguar” në vend të një ‘schnitzel’ pule.
Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, gruaja ishte e gatshme t’ia shërbente djalit të saj ushqimin e porositur, por kur u përpoq ta kafshonte atë, ajo e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull.
“E porosita pulën për djalin tim, derisa isha duke u përpjekur t’ia jepja, e pata shumë të vështirë ta prisja. U përpoqa ta hapja me duart e mia dhe për habinë time pashë një peshqir”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
“Kjo është me të vërtetë shqetësuese. Si mund ta merrni peshqirin e ta skuqni atë”, deklaroi ajo.
Incidenti ndodhi në një restorant në Filipine, derisa ndërmarrja e përfshirë u mbyll për tre ditë si një përgjigje ndaj incidentit. /Telegrafi/