Telegrafi

Porositi hamburger, brenda tij gjeti gisht të njeriut – gruaja nga Bolivia publikon pamjet që u bënë virale

Një gruaje në Bolivi i është shërbyer gisht i njeriut, në ushqimin që e kishte porositur në një lokal ku përgatisin ushqim të shpejtë.

Bëhet fjalë për një hamburger brenda të cilit ajo gjeti gisht të njeriut, e pamjet e publikuara në internet janë bërë virale, transmeton Telegrafi.

“Në momentin që po e shijoja ushqimit, hasa në një gisht të njeriut”, ka shkruar në Facebook, Estefany Benitez, duke bërë të ditur se ngjarja i ndodhi në Santa Cruz de la Sierra.

Madje ajo kërkoi llogari nga shitësja, e cila ia bënte me dije se do t’ia kthej paratë për shkak të asaj që i kishte ndodhur. /Telegrafi/