MrBeast i cili ka pothuajse 9 milionë abonues – i ka lënë një bakshish të majmë kamerieres pasi kishte porositur dy shishe me ujë.
Punonjësit e një lokali në Karolinën e Veriut që shërben ushqim të shpejtë kanë arsye të gëzohen, pasi këto ditë janë qerasur me 10 mijë dollarë nga ylli i YouTube, transmeton Telegrafi.
I njohur me nofkën MrBeast – që numëron pothuajse 9 milionë abonues – kishte lënë plotë 10 mijë dollarë bakshish në tavolinë pasi porositi dy shishe me ujë.
Edhe pse nuk e kishte pirë as 20 për qind të sasisë së ujit të porositur dhe kishte refuzuar të marrë diçka për të ngrënë, ai ishte larguar nga lokali duke lënë një bakshish të majmë të cilin e gëzoi shumë kamerieren kur e pa.
Pronari i lokali Bred Oliverio ka deklaruar për televizionin lokal WNCT, se kamerierja ka mbajtur shumicën e të hollave, kurse një pjesë të vogël e ka ndarë më punonjësit tjerë.
“Kam pasur rastin të shoh kur mysafirët kanë lënë bakshish të majmë, por jo 10 mijë dollarë”, ka shtuar pronari i lokalit. /Telegrafi/