Kompania analitike IDC thekson se pret një rënie të dërgesave të pajisjeve PC prej 8.2 për qind këtë vit. Dërgesat e tabletëve do të bien me 6.2 për qind.
IDC tregon për arsye të shumta për rënien e furnizimit me kompjuterë dhe tableta, duke përfshirë bllokimin për shkak të pandemisë së coronavirusit, situatës në Ukrainë dhe inflacionit.
Megjithatë, është interesant fakti se përkundër rënies, numri i kompjuterëve dhe tabletëve të shitur do të jetë më i lartë se sa shitjet e periudhës para pandemisë. Pandemia e coronavirusit ka rritur kërkesën për pajisje kompjuterike, pasi një numër i madh përdoruesish kanë punuar nga shtëpia.
Pas rënies këtë vit, dërgesat e PC pritet të rriten sërish pozitivisht në vitin 2023.
Kur bëhet fjalë për dërgesa specifike, IDC thotë se 321.2 milionë kompjuterë, ose 158 milionë tableta, do të dorëzohen këtë vit. /Telegrafi/