Porositë industriale gjermane ranë më shumë se sa pritej në muajin korrik, njofton Zyra Federale e Statistikave.
Këto porosi ranë me 11.7 për qind, krahasuar me muajin e mëparshëm në bazë sezonale.
“Lëkundjet e mëdha në porositë industriale në muajt e fundit për rrjedhojë vazhduan të vërehen në muajin korrik 2023”, njofton kjo zyre, e cila shtoi se rënia e theksuar ishte për shkak të një porosie shumë të madhe në prodhimin e anijeve kozmike një muaj më parë.
Porositë kishin shënuar një rritje të papritur në qershor, duke u rritur me 7.6 për qind kundrejt pritjeve për një rënie prej 2 për qind.
Duke përjashtuar porositë në shkallë të gjerë, porositë industriale do të ishin rritur me 0.3 për qind në muajin korrik. /Telegrafi/