Telegrafi

Porosit vrasjen e babait, për t’ia zënë vendin e tij të punës!

Burri i arrestuar, nga një fshat i varfër në shtetin lindor Bihar, kishte planifikuar të merrte postin e babait të tij, nën pretendimin se ai kishte vdekur derisa ishte në marrëdhënie pune, ka thënë polici lokal Naresh Singh.

Djali i kishte paguar një të afërmi shumën prej 2.500 dollarësh për ta kryer krimin, i cili ndodhi gjatë vikendit, por u raportua të martën.

"Ai na ka thënë se do të kishte një punë qeveritare me prapavijë të dhimbshme po që se vrasja do të mbetej një mister", ka thënë Singh.

Viktima kishte punuar si një i punësuar i rangut të ulët në një zyre lokale qeveritare.