Telegrafi

Porosit “online” fustanin e ballos, ja çfarë i erdhi (Foto)

Një 17-vjeçare nga Florida porositi një fustan në internet, por kur pakoja mbërriti në shtëpi ajo mbeti e zhgënjyer.

Julet Jacoby kishte blerë për ballon e fundvitit një fustan me të cilin ishte dashuruar menjëherë. Ajo e porositi fustanin në rrjetin “Wanel”.

Por kur erdhi porosia në shtëpi, 17-vjeçarja mbeti shumë e mërzitur, pasi copa e fustanit ishte shumë e dobët dhe në fund nuk ishte i fryrë.

“Sapo ia tregova mamit, mbeti e tronditur për disa sekonda dhe më pas nisi që të qeshte. Nga e gjithë kjo mora një mësim: nuk duhet tu besoj kurrë sajteve për të blerë rroba”, tha Jacoby për “Metro”.

Më pas, Juliet vendosi që ta hedhë fotografinë në internet. Ajo donte të paralajmëronte të gjithë të njohurit e saj për mashtrimin që i ishte bërë. /Shekulli/