Telegrafi

Porosia e Isës për Hashimin: Ik nga Prishtina nëse s’të pëlqen, e kthehu atje nga ke ardhur

Në këtë mënyrë Mustafa i është përgjigjur akuzave dhe kritikave të kryeministrit Thaçi, i cili në një debat në “Klan Kosova” ka thënë se në Prishtinë ka stagnim të madh qeverisës.

Mustafa ka shtruar pyetje dhe njëkohësisht është përgjigjur: “Pse jeton Hashim Thaçi në Prishtinë, pra? Vetë fakti që këta zyrtarë kanë dëshirë të vijnë në Prishtinë tregon çka mendojnë për Prishtinën”, ka thënë kreu i kryeqytetit të vendit.

Ai ka shtuar se PDK-ja në Prishtinë nuk mund të fitojë kurrë.

“Prishtina për ta është një ëndërr që nuk mund ta realizojnë, sepse nuk kanë pasur kurrë përkrahje domethënëse në Prishtinë”, ka deklaruar Isa Mustafa. /Telegrafi/