Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Alban Meha është gati për Ukrainën.
Anëtari i skuadrës turke Konyaspor nuk u paraqit ndaj Kroacisë, mirëpo pritet të luajë ndaj Ukrainës.
Ai ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook, për ta postuar një foto dhe një porosi para kësaj ndeshje.
Meha e di rëndësinë e kësaj ndeshje dhe shpreson në një rezultat pozitiv.
“Ndeshje e vështirë sonte, shpresojmë në një rezultat pozitiv dhe t’i gëzojmë tifozët me lojë të bukur”, shkroi Meha. /Telegrafi/