Me porosi për unitet, sërish bashkim i të gjithëve si në ditën kur në vitin 1991 ishte shpallur pavarësia, por tani të bashkuar në qëllime strategjike dhe prosperitetin e vendit, por edhe me kritika nga opozita për shkak të ndryshimit të emrit dhe gjendjes ekonomike dje u shënua 8 Shtatori – Dita e pavarësisë, ndërsa prej nesër pritet pushteti dhe opozita t’i intensifikojnë përpjekjet për sjellje të Ligjit për Prokurorinë Publike.
Përkushtim i tërësishëm i qëllimeve strategjike të vendit – inkuadrim në NATO dhe BE, por edhe hapërim i mëtutjeshëm në rrugën e vendit miqësor, të qetë, stabil dhe të sigurt, në të cilën të gjithë së bashku do të luftojnë kundër varfërisë dhe korrupsionit, kundër ndotjes dhe për gjendje më të mirë ekonomike, kërkoi dje kryeministri Zoran Zaev nga çdo individ në vend, por edhe nga faktorët politik, bujqit, biznesmenët, gratë në festimin e Ditës së pavarësisë – 8 Shtatori, që u mbajt te Guaca në Parkun e qytetit në Shkup.
“Kur flasim dhe debatojmë për shtet të sigurt, stabil, të qetë dhe miqësor Maqedonia e Veriut evropiane, nuk flasim për shtet të LSDM-së, të OBRM-PDUKM-së, të BDI-së ose për shtet të ndonjë partie tjetër politike. Nëse të gjithë jemi të përkushtuar në qëllimet e njëjta strategjike për vendin tonë, për të gjithë qytetarët tanë, atëherë do të kemi bashkëpunim më të afërt dhe nuk do të ketë ndarje aq të thella mes nesh”, porositi kryeministri Zaev.
OBRM-PDUKM në urimin e saj kohët e sotme i quajti turbulente, kohë kur kundërshtohet identiteti, gjuha dhe historia e Maqedonisë.
Pas shënimit të 28 vjetorit të pavarësisë, sipas paralajmërimeve, është i mundur takimi i liderëve në të cilën kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev dhe lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski do të ulën në tryezë për t’i bërë dallimet rreth sistemit prokuror publik në vend.
Zaev dje në porosinë për Ditën e pavarësisë mes tjerash shprehu edhe bindje se vendi ka kapacitet me shumicë prej dy të tretave ta sjellë edhe Ligjin për Prokurorinë Publike.
Zaev të premten nuk e përjashtoi mundësinë për takimin e liderëve, nëse ka nevojë për atë, por theksoi se megjithatë duhet të jepet shansë për zgjidhje nëpërmjet rrugës ligjore.
I pyetur nëse ka plan B ose 80 për qind të deputetëve, kryeministri Zaev tha se nuk ka menduar për atë sepse duhet të jepet shansë për zgjidhje nëpërmjet rrugës ligjore.
Për shkak të afateve të shkurtuara të Ligjit për Prokurorinë Publike pritet të sillet më së voni deri më 15 shtator. Për t’u miratuar nevojitet shumicë prej dy të tretave të deputetëve, ndërsa sjellja e tij është kyç edhe për eurointegrimet e vendit.
Edhe për OBRM-PDUKM-në situata kërkon që liderët të ulen në tryezën e përbashkët që të mund të sillet zgjidhje ligjore.
Takimi i fundit i grupeve të punës të pushtetit dhe opozitës për ligjin, i cili u mbajt të premten, nuk arriti një përfundim thelbësor.
Ministrja tha se sot nuk kanë pasur partner të angazhuar për bisedë me të cilin mund të udhëheqin debat thelbësor, pret hap nga e martja dhe se mbesin të përkushtuar në sjelljen e ligjit për prokurorët publik.
Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, i cili është pjesë e grupit të Ligjit për prokurorinë, deklaroi se edhe më tutje janë larg marrëveshjes me pushtetin.
Sipas tij, letra e prokurores Katica Janeva nuk është nismë e saj e pavarur, por, siç tha “aksion i koordinuar mirë.
Ndërsa për Zaevin letra e Katica Janevës nga burgu hetues për transferim të lëndëve nga PSP në PP mundet vetëm pozitivisht të ndikojë në negociatat mes pushtetit dhe opozitës.
PSP pas letrës së Janevës prej nesër e pret letrën e Prokurorisë Shtetërore për pranim-dorëzim të lëndëve.
Prokuroria Publike të premten e pranoi kërkesën e prokurores speciale publike në dorëheqje Katica Janeva t’i ndërmarrë lëndët e PSP-së.
Janeva, e cila është në paraburgim në INP Burgun Shkup-Shkup si e dyshuar për rastin “Reket”, të mërkurën dha autorizim të gjitha lëndët e PSP-së të dorëzohen në Prokurorinë Publike.
Pranim-dorëzimi i lëndëve të PSP-së në prokurorinë publike shtetërore, siç paralajmëroi prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski do të bëhet lëndë për lënde. Ai në deklaratë për televizionin Sitel tha se nuk pret procesi të zgjasë gjatë dhe se Prokuroria ka kapacitet t’i ndërmarrë dhe të veprojë në mënyrë adekuate sipas lëndëve./aim/