Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, ka përshkruar netët që ka kaluar me Donald Trumpin, në kohën kur nuk ishte ende president i SHBA-së.
Në mediat amerikane kishte shpërthyer skandali ku tregohej se si pornoylli Daniels kishte fjetur me Trumpin, dhe miliarderi e kishte paguar më vonë rreth 130 mijë dollarë për të mos folur për natën që kaluan bashkë, shkruan Independent, transmeton Telegrafi.
Kjo kishte ndodhur në korrik të vitit 2006, tre muaj pasi që Melania Trump lindi djalin e tyre Baron.
Për të konfirmuar se flet të vërtetën, aktorja e filmave porno pranoi testin e poligrafit gjatë kohës së intervistës.
Stormy ka zbuluar se thirrjen e fundit nga Trump e kishte pasur në fund të vitit 2009 dhe në fillim të 2010-ës./Telegrafi/