Site icon Telegrafi

Pornostarja la filmat porno, iu kthye fesë! (Foto)

Crystal Bassette, dikur pornostare, tani rrëfen jetën prej pastoreje.

Ajo ka treguar se si i dha fund me industrinë e filmave për të rritur për t’u kthyer më pas në një pastore.

Crystal Bassette, nga Clay, New York, fitonte 300 mijë dollarë në vit si një aktore pornoje e njohur me emrin Nadia Hilton.

Por mamaja e tre fëmijëve i ka dhënë fund stilit të jetës së “shthurur” duke iu dedikuar tërësisht besimit të saj fetar duke hapur edhe një kishë, ku edhe gjeti bashkëshortin e saj, David, 26 vjeç.

Ajo tregon se kalimi nga një ekstrem në një ekstrem tjetër nuk ka qenë aspak i lehtë pasi duhet të linte pas një jetë të tërë.

33-vjeçarja tregon se kur lindi djali i saj i madh ajo ishte vetëm 16 vjeçe dhe për t’i siguruar atij një jetë sa më të mirë filloj të punonte në vende të ndryshme, mes të cilave edhe në një lokal nate. Ku iu propozua që të hynte në industrinë e filmave për të rritur, përcjell Telegrafi.

Por një aksident me makinë në vitin 2014 e bëri të kuptonte se po vepronte gabim me jetën e saj dhe shpëtimin nga ky aksident e pa si një jetë të dytë, të cilët ajo vendosi që t’ia dedikonte zotit.

“Dita kur u shpëtova, ndjeva sikur predikuesi po më fliste drejtpërdrejt. Ai po më fliste me predikimin e tij dhe duke thënë se ndihej mirë.”

“Unë kam rënë në gjunjët dhe vetëm i jam lutur Perëndisë. Dhe kjo ishte dita kur u shpëtova. ‘, tha ish pornostarja.

Exit mobile version