Telegrafi

Pornografi në vend të punës

Mashkulli i punësuar në drejtorinë e qytetit perëndimor japonez Kinokawa, është “kacavjerrë” nëpër faqe pornografike interneti nga muaji qershor i vitit të kaluar, deri në muajin shkurt 2008, u ka zbuluar mediave ish-kolegu i tij, Tomiko Waki.

"Edhe pse ka kaluar orë të tëra nëpër faqe pornografike të internetit, asnjëri nga bashkëpunëtorët nuk ka hetuar asgjë të çuditshme në sjelljen e tij, sepse tavolinat janë të ndara fizikisht", ka thënë Waki, i cili ka shtuar se vetëm gjatë muajit qershor të vitit të kaluar ai iu është qasur faqeve pornografike 170.000 herë.

Aktivitetet e tij janë zbuluar pasi që kompjuteri i tij është infektuar me virus, e përveç se është degraduar, për sjellje të pahijshme në vend të punës, është dënuar edhe financiarisht.