Telegrafi

Pornografi me fëmijët, arrestohen në Greqi dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Amaliada, për shkak se në telefonin e njërit prej tyre u gjetën mbi 500 fotografi dhe video me përmbajtje pornografi, ku në fokus ishin fëmijët.

Qemal Bala 40 vjeç dhe Hasan Prençi rreth 35 vjeç, u arrestuan në 23 maj, pasi nga hetimet e kryera rezultuan se krijonin profile të rreme në Facebook dhe me anë të tyre fusnin në kurth vajza të vogla duke i detyruar që t’u nisnin video intime.

Ishte pikërisht Bala, ai që krijonte komunikime me vajza të vogla nën 11 vjeçe duke u shtirur si grua, ndërkohë që Prençi ishte në dijeni dhe e përkrahte në këto veprime.

Mësohet se dy të dyshuarit jetonin ilegalisht në Greqi, ndërkohë që policia greke ka publikuar fotografitë e tyre, duke apeluar qytetarët që nëse kanë informacione shtesë rreth tyre të bashkëpunojnë. /Telegrafi