Site icon Telegrafi

Porno ylli zhvishet në shenjë proteste

Trupi i saj ka qenë i mbuluar me ngjyrat e flamurit italian, e ylli pornografik në vete po bartte vetëm të brendshme të holla.

"Dua t’i dërgoj porosi të gjithë atyre që keqpërdorin kursimet tona", ka thirrur 22-vjeçarja nga Sicilia, njoftojnë mediat italiane.

Disa të punësuar kanë tentuar ta veshin, por pa sukses.

Perego ka akuzuar financierët se “italianët po i zhveshin deri në të brendshmet e tyre", e më pas është dërguar në stacionin policor ku ka kaluar më shumë se një orë.

Gazetarëve u ka deklaruar se disa policë i kishin dhënë komplimente dhe se i kishin që ajo “po luftonte për gjënë e duhur".

Exit mobile version