Site icon Telegrafi

Porno revista për të verbrit

Autorja e revistës, kanadezja Lisa Murphy ka krijuar librin për shijen e të verbërve. Kjo revistë kushton 150 funte. Ndër fotografitë është edhe një femër në pozën “disko”, gruaja me gjinj të përkryer dhe roboti mashkullor i dashurisë.

“Në treg nuk ka fotografi lakuriqe që preken për të rritur. Unë kam përmbushur këtë zbrazëti”, tha Lisa, të cilës i lindi ideja pasi zbuloi se të verbrit janë të linçuar nga kultura jonë përplot lakuriqësi.

“Playboy” ndërmjet viteve 1970 dhe 1985 kishte versionin e vet me alfabetin e të verbërve Braillei, por pa fotografi. /Telegrafi/
 

Exit mobile version