Site icon Telegrafi

Porno diva japoneze mendon për politikë

Aktorja po shfrytëzon profilin e saj në Twitter për promovimin e paqes dhe largimin e armiqësisë ndërmjet dy shteteve.

Marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Japonisë momentalisht janë të tendosura pasi të dyja shtetet thonë se kanë të drejtë mbi ishullin Senkaku, siç e quajnë japonezët, ose Diaoyu i njohur në Kinë.

“Nuk jam aq e mençur, por mendoj se Kina e Japonia duhet të jenë miq”, tha aktorja. Se përpjekja e saj nuk është e kotë dëshmojnë edhe mijëra postime të adhuruesve nga Kina dhe Japonia.

Ndoshta Hotaru nuk mund ta zgjidhë problemin, por diva e filmave për të rritur përfundimisht ka nxitur adhuruesit në shprehjen e mendimeve të tyre dhe ka dëshmuar publikisht se një pjesë e opinionit mbështetë qëndrimet e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version