Telegrafi

PORDHAMACIONI

Poezi nga: Hafiz Ibrahim Dalliu (hoxhë, intelektual dhe veprimtar i çështjes kombëtare; i burgosur nga komunistët, vdiq në burg në vitin 1952, në moshën 74 vjeçare)

Edhe une shqipen s’e due kshu përgjymës
Pse s’marr vesht ndoj kokërr fjalë
Thon janë internasionalë
Pordhamacion, avdikuë,
Për t’u quejt inteligjenca
Flasin disa fjalë të gjata:
Çirkostanca, konkurenca
Proponim, komunikatë
Hygjenija, e pupeja …
Qi t’bajnë me thonë: mëre kujeja
A kshu ka pas fol yt at?
Ç’janë kto fjalë ngaj hala shalë
Ku a shqipe kjo gjuh dreqi
Hajd e mos u nxej për s’keqi
Prej ksosh qi nashti kon dalë
Sikur me qen gjuhë çinçe
Qi t’a bie shpirtin ndër hun
Dunë me qit lyç me përdhunë