Raporti vjetor mbi popullsinë u publikua ditën e mërkurë, duke hedhur dritë me përmasat që ka arritur emigracioni në BE.
Në total, nga 28 vende anëtare, popullsia njohu rritje në 17 prej tyre, me vendin e parë të mbajtur nga Luksemburgu, ndjekur prej Maltës, Suedisë, Britanisë së Madhe dhe Belgjikës, transmeton TCH.
Rënia më e madhe e popullsisë u regjistrua në tre republikat baltike, Greqi dhe Bullgari, vendi me normën më të lartë të vdekshmërisë gjatë vitit (15,6 për 1 mijë banorë).
Norma më e ulët e vdekshmërisë regjistrohet në Holandë.
Popullsia e përgjithshme e BE-së në 1 janar 2013 ishte prej 505,7 milionë banorë, ndërsa gjatë vitit të shkuar lindën 5,2 milionë foshnje e ndërruan jetë 5 milionë persona. /Telegrafi/