Kosova renditet në grupin e shteteve të varfra që kanë numër të madh të të papunëve. Por, ky vlerësim sikur demantohet gjatë muajve të verës, kur ky vend veshtohet nga diaspora.
Me ardhjen e bashkatdhetarëve shtohen veçanërisht dasmat. E, me shtimin e tyre shtohen edhe shpenzimet, përkatësisht edhe fitimet e tregtarëve e këngëtarëve.
Por, si shpjegohet kjo dukuri në aspektin sociologjik, kur në një vend të varfër bëhen aq shumë shpenzime për martesa?
Sipas zëdhënësit të Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi, nga një korriku deri më 9 gusht në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 143 kurorëzime. Kjo i bie që krahasuar me numrin e dasmave gjatë sezonit të verës, numri i kurorëzimeve gjatë këtyre muajve nuk është shumë i lartë. /Tribuna Channel/