Site icon Telegrafi

Popullata në varfëri të skajshme, djali i presidentit pagoi pesë milionë euro për dy Rolls-Royce (Foto)

Russell Goreraza që është djali i madh i Zonjës së Parë të Zimbabvesë, ka blerë dy Rroll-Royce që së bashku kushtojnë rreth pesë milion euro.

Djali i adoptuar i presidentit Mugabe, nuk është brengosur që banorët e shtetit të bankrotuar jetojnë në varfëri të skajshme, duke blerë dy modele Phantom, transmeton Telegrafi.

Madje, burime pranë familjes presidenciale kanë treguar se ai ka porositur edhe një Aston Martin luksoz, që do t’i dërgohet së shpejti.

Veturat janë blerë në Evropë dhe i janë dërguar me aeroplan privat, teksa arritja tyre është festuar me një aheng shumë të kushtueshëm. /Telegrafi/

https://youtu.be/AVm9FRHmfmU

Exit mobile version