Maqedonia gjendet në top njëzet vendet e botës në listën e krijuar nga Instituti Ndërkombëtarë për Zhvillim i mbështetur edhe nga Sekotri për Politikë të Jashtme dhe tregëtisë në Qeverinë e Australisë për armëmbajtje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo renditje është bërë duke e krahasuar sasinë e armëve që posedojnë qytetarët dhe numrin e popullatës në një shtet.
Hulumtimi me titullin ”Small arms survey 2016” tregon se lider dhe në vendin e parë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 112.6 armë për 100 banorë ndërsa në vendin e dytë është shteti fqinj, Serbia me 75.6 armë për 100 banorë.
Prej 100 qytetarëve nga Maqedonia që kanë qenë pjesë e hulumtimit kanë pranuar se kanë 24.8 armë.
Menjëherë pas Maqedonisë renditet Mali i Zi me 24.1 armë për 100 banorë të pyetur.
Në listë pas Maqedonisë janë Kroacia me 21.7 armë, Bosnja dhe Herzogovina ka 17.3 armë, ndërsa në këtë listë nga vendet që ishin nën ombrellën e Jugosllavisë, si e fundit figuron Sllovenia me 13.5 armë për 100 banorë.
Eksperti për çështje lufte, mbrojtje dhe Siguri, Bllagoja Markovski, thotë ”Nuk duhet të habit fakti se pse Maqedonia renditet e 20 në botë për posedim të armëve pasi edhe Maqedonia bie në rajonin e vendeve që deri para 10 viteve kanë qenë në luftë dhe konflikte. Gjithashtu, te kjo renditje ndikon edhe fakti se Maqedonia ka qenë pjesë e Jugosllavisë dhe nga ajo kohë nuk dihet se sa armë kanë dalë nga depot e ushtrisë dhe kujt i janë dorëzuar këto armë.”
Përndryshe, në Maqedoni mendohet se ka mbi 80 mijë armë që janë shpërndarë pas konfliktit të 2001-shit./Telegrafi/
Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU