Një adoleshente nga Australia e ka postuar një video, ku shihet duke e qëlluar lapsin me të pasme për ta hedhur në shportë.
Në këtë formë ajo i ka sfiduar mikeshat e saj, por pasi videoja është postuar në internet, ka bërë që shumë të reja ta praktikojnë këtë lojë, transmeton Telegrafi.
Sfida e pazakontë është popullarizuar aq shumë, sa që videot ku shihen të rejat duke e praktikuar këtë, kanë marrë shumë pëlqime brenda pak ditëve.
“Më ndihmoni të popullarizohem në internet”, ka shkruar adoleshentja, në përpjekje ta përhapë sa më shumë sfidën.
“Lojë e thjeshtë dhe e lehtë, që ndihmon për t’i treguar linjat e trupit”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/9QuB24XLRfI