Site icon Telegrafi

“Popull më i rezistum se na nuk ka”, Vedat Bajrami vjen me një video qesharake në këtë kohë pandemie globale

Virusi vdekjeprurës COVID-19 apo coronavirusi tashmë është përhapur edhe në Kosovë, ndërsa deri më tani janë konfirmuar rreth 15 raste.

Ndonëse përhapja e tij është bërë e madhe, u preferua që gjatë kësaj kohe të qëndrojmë sa më shumë në shtëpi, t’i shmangim kontaktet me të tjerët e po ashtu t’i zbatojmë rregullat që janë paraparë.

Shumë prej artistëve, kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë këshilla me ndjekësit, ndonjë fotografi e po ashtu edhe video –mesazhe të ndryshme.

Së fundmi, është edhe aktori i mirënjohur Vedat Bajrami, ai i cili ka publikuar një video qesharake në llogarinë e tij zyrtare, Instagram, për të kaluar paska monotoninë që është shfaqur nga karantimi.

“Kqyrni vëllëzër dhe motra, na kësi virusa e kësi këndusa i kemi kaluar moti. E kemi kaluar virusin e luftës, me rrymë pa rrymë, pa ujë me qiri si Naim Frashëri 24 orë, ja smoki ja moki, ma të rezistum se na me ndejt në shtëpi nuk ka, këtë e kemi dëshmuar me vite. Mirë është të rrimë ka shtëpia, me i ndihmu gruas, babës e nënës e të gjithëvë jo me u shëtit andej këndej”, ka thënë mes tjerash ai.

Të gjitha lajmet nga Vedat Bajrami
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vedat Bajrami

Videoja gjithashtu mblodhi mbi 34 mijë shikime ende pa u bërë një orë që nga shpërndarja, e komente të shumta nga fansat e tij gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/

Vedat Bajrami (Foto: Instagram)
Exit mobile version