Site icon Telegrafi

Popovski: Zgjedhjet ishin në rregull, unë jam kryetar legjitim i PSUKM

Kryetari i posazgjedhur i Parlamentit Studentor në Universitetin ‘Kirili dhe Metodij’ shprehet se ai është kryetar legjitim me një proces të rregullt zgjedhor, edhe pse kishte polici dhe forca speciale gjatë dhe pas mbarimit të zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Popovski mbrëmë në emisionin e darkës në Tv Nova tha ”Mendoj se procesi zgjedhor ka shkuar në rregull dhe unë e mendoj veten si kryetar legjitim. Unë ndjehem si kryetar legjitim, dhe këtë e them se e di se zgjedhjet kanë qenë të rregullta. Unë nuk jam aktivist politik e as nuk jam i dërguar nga ndonjë parti politike për këtë mision. Jam këtu për qëllim që të mbroj interesat e studentëve, pa mos e dalluar a është shqiptarë a është maqedonas apo se është i kësaj partie apo asaj partie. Unë do punoj për studentët.” përfundoi Popovski, kryetar i Parlamentit Studentor në Universitetin ‘Kirili dhe Metodij’.

Përndryshe, në emision ishte edhe kundër kandidati i tij në zgjedhje Stefan Vasilevski, përfaqësues të Parlamentit Studentor dhe të ‘Plenumit Studentor’./Telegrafi/

Gjithash lexo: Forca të shumta policore terrorizojnë studentët për kutitë e votimit në UKM (Foto/Video)

Exit mobile version