Site icon Telegrafi

Popovski: Parkingjet e komunës Qendër nuk kanë paguar taksa komunale që pesë vjet

Ndërmarrja publike për parkingje publike “Parkinzi” të Komunës Qendër, Shkup, e cila menaxhon parkingjet në komunë, nuk paguan taksë komunale për llogari të buxhetit të komunës, që është 6.3 milion denarë ose rreth 100 mijë euro, akuzon Zoran Popovski nga OBRM-PDUKM. Sipas tij, kjo parregullsi u vërejt edhe nga Zyra Shtetërore e Revizionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, “Parkinzi” nga komuna Qendër nuk ka paguar taksë komunale për 5 vjet dhe në këtë mënyrë buxheti i Komunës Qendër është dëmtuar për rreth 500.000 euro.

“I bëjmë thirrje Prokurorisë Publike dhe të gjitha institucioneve tjera kompetente që të shqyrtojnë raportin e revizionit dhe të tregojnë se ku kanë shkuar këto para dhe pse nuk paguhen në buxhetin e Komunës”, tha Popovski. /Telegrafi/

Exit mobile version