Telegrafi

Popovski: Mjeti për llogaridhënie e funksionarëve kurseu 10 milionë euro

Ministri për komunikimi, transparencë dhe llogaridhënie dhe nga radhët e LSDM-së në Tribunën Agjenda 20-24 tha se “kjo Qeveri është është Qeveria më transparente deri tani, nga dita e parë vendosi para publikut politikat e veta”.

“Vendosëm mjet për llogaridhënie të funksionarëve, ku shpenzimet e bartësve të funksioneve publike u ulën 3-4 herë në krahasim me Qeverinë tjetër, përkatësisht 10 milionë euro”, theksoi Popovski, njoftonT Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se ky mjet me ligj do të jetë e obligueshme edhe për kryetarët e komunave, për deputetët, për pushtetin gjyqësor për shkak se dëshmoi se llogaridhënia detyron funksionarët të shpenzojnë dhe këto para shkojnë te qytetarët.

“Siguruam lirinë dhe tani po e mbrojmë për shkak se për 11 vite regjim u krijuan shumë probleme, por liria e fjalës dhe shprehje janë themeli i kësaj Qeverie dhe kjo nënkupton edhe kritikë”, tha Popovski.

Sipas tij, tanu duhet të luftohen lajmet e rreme dhe të përmirësohet cilësia e prodhimit të gazetarisë./Telegrafi/