Site icon Telegrafi

Popovski: Marrëveshje më të mirë s’do të mund të nënshkruanim

Akademiku Vllado Popovski vlerëson se Maqedonia nuk ka mundur të fioj marrëveshje më të mirë për kontestin e ermit me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Akademiku i cili në zgjedhjet e fundit lokale u bë këshilltar në Qytetin e Shkupi si bartës i listës së këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së, tha se Qeveria e Zaev ka pasur shumë guxim dhe ka bërë një hap të tillë.

Ai gjithashtu theksoi se në vend ka zëra se po të ishte ndonjë qeveri tjetër do të bënte marrëveshje më të mirë, kjo për akademikun është një iluzion dhe se me këtë marrëveshje qeveria ka nxjerr maksimumin nga se është mundur dhe ka hapur rrugën drejtë bisedimeve.

Lexo po ashtu Kambovski: Marrëveshja për emrin është zgjidhja më e mirë e mundshme

Popovski këto qëndrime i deklaroi në debatin e mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ku morën pjesë edhe akademiku Vllado Kambovski dhe ish-ambasadori Nano Ruzhin. /Telegrafi/

Exit mobile version