Ish ministri i financave, Nikolla Popovski thotë se është e papritur dhe befasuese për të gjithë që rritja e BPV-së në çerekun e parë të vitit 2018 është vetë 0.1%.
Sipas Popovskit, Qeveria duhet që të japë më shumë liri për forcat e tregut dhe të mos i shtypë me politika intervenuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo është amulli ekonomike në kufi të recesionit. Është viti i dytë radhazi që kemi shkallë zero të zhvillimit, askush nuk mund të parashikonte se një ngecje e tillë ekonomike mund të vazhdojë edhe në çerekun e pestë, me rrezik që të mos dijmë se çka do të ndodhë në çerekun e dytë të këtij viti. Kisha pritje se ekonomia do të zhbllokohet si pasojë normale e stabilizimit politik, ndërsa edhe shpërndarja e faktorëve të jashtëm është i mirë”, thotë Popovski në emisionin “360 gradë”./Telegrafi/