Telegrafi

Popovski: Harxhimet e presidentit të ri do të publikohen në mjetin për llogaridhënie

“Harxhimet e kryetarit të ri të shtetit do të bëhen publike përmes mjetit për llogaridhënie”, tha sot ministri i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski.

Ai tha se mjeti i njëjtë që përdoret edhe nga funksionarët tjerë në qeveri, do të zbatohet edhe tek presidenca, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo do të thotë se mjeti për transparencë, që kryeministrit, ministrat në qeveri, zv.ministrat, drejtorët e ndërmarrjeve publike, në disa raporte e kanë përdorur dhe prezantuar para qytetarëve, do të përshtatet në pajtim me mënyrën e funksionimit të kabinetit të kryetarit të shtetit dhe harxhimet do të publikohen në opinion”.

“Ky është dallim i madh me presidentin e mëhershëm Ivanov, i cili nuk ka pasur aspak qëllim që të prezantojë harxhimet dhe mënyrën e punës para qytetarëve. Ka qenë tërësisht jotransparent”, tha Popovski./Telegrafi/