Site icon Telegrafi

Popovska: Të ripërtërihet zbatimi i marëveshjes së Përzhinos

Edhe kryetarja e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë (RDM), Liljana Popovska, është takuar me të dërguarin e posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime rreth zgjidhjeve të mundshme të krizës politike në vend.

Siç bën të ditur RDM-ja, kryetarja Popovska ka theksuar ripërtëritjen e zbatimit të marrëveshjes së Përzhinos, që është kornizë e saktë për zgjidhje paralele të problemeve juridike dhe politike në vend, që për Popovskën do të thotë, tërheqje e vendimit për falje, formimi i një qeverie teknike në format më të zgjeruar, pastrim të kontrolluar të Listës zgjedhore nën mbikëqyrjen e një grupi ekspertësh të jashtëm dhe të vendit, zgjedhjen e një KSHZ-je eventuale e përbërë nga ekspertë, si edhe lejimin që PSP-ja ta kryej punën e saj, përmes më shumë masave dhe ligjeve./Telegrafi/

Exit mobile version