Liljana Popovska, deputete dhe kryetare e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë (RDM) nuk e pranon ndryshimin e Kushtetutës, nëse kjo nevojitet për arritjen e një marrëveshje me Greqinë.
Sipas saj, kjo paraqet cenim të të drejtës sovrane të qytetarëve për të vendosur për rregullimin e tyre të brendshëm dhe emërimin.
Popovska thotë se nuk ka të dhëna, përpos atyre që shkruhet në mediat greke, dhe se termi “erga omnes” keqpërdoret, duke shtuar se nuk mundet që kjo të zbatohet vetëm për Maqedoninë, pasi që bie në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare./Telegrafi/